E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi barazon përsëri, 7 ndeshje pa fituar (video)

Alehandro Domingez kaloi në epërsi rusët pas vetëm 11 minutash lojë, pasi depërtoi në mbrojtjen zikaltër dhe me një goditje të saktë shmangu daljen e portierit Hulio Sezar.

Në minutën e 27-të vjen barazimi. Dezhan Stankoviç shënoi me kokë, i harruar nga mbrojtja vendase, pas një krosimi të Maikon nga e djathta.

Skuadra e Mourinjos kishte edhe një mundësi tjetër të mirë për të kaluar në epërsi vetëm pak minuta pas golit të barazimit me Balotelin, por ky i fundit goditi tranversën.

Interi luajti për gati gjysmë ore me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Mario Balotelit (dy të verdhë). Gjashtë minuta para fundit, kapiteni rus, Sergei Semak, goditi shtyllën.

“Për mënyrën si shkuan gjërat, nuk kemi lënë dy pikë, por kemi fituar një,”- tha pas ndeshjes trajneri i Interit, Hoze Mourinjo. Kjo ishte e shtata ndshje rresht (përfshirë sezonin e kaluar) që zikaltrit nuk fitojnë një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Rubin Kazan 1 – 1 Inter

Rubin Kazan (4-4-2): Ryzhikov 6; Salukvadze 5, Sharonov 5, Navas 5,5, Ansaldi 6; Ryazantsev 6,5, Noboa 6, Semak 6,5, Karadeniz 6,5; Dominguez 7 (41' pd Kasaev), Bukharov 6,5. Trajner: G. Berdyev

Inter (4-3-3): Julio Cesar 6,5; Maicon 6,5, Lucio 5, Samuel 6,5, Chivu 6; Zanetti 6, Cambiasso 5 (34' pd Vieira), Stankovic 6,5; Balotelli 5, Eto'o 6, Mancini 5 (18' pd Quaresma 5). Trajner: H. Mourinho

Arbitër: Hauge (Norvegji)
Shënues: 11' pp Dominguez (R), 27' pp Stankovic (I)
Kartonë të verdhë: Karadeniz (R), Samuel (I), Maicon (I)
Karton të kuq: 15' pd Balotelli (I) (dy të verdhë)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›