E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ian Borg në takim me ministrin Hasani: Do të ndihmojmë Shqipërinë të çojmë përpara reformat kyçe në përputhje me standardet e OSBE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me Kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëherësh zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.

Në fjalën e tij, Z.Borg tha se prezenca e OSBE në Shqipëri ka qenë një partner i palëkundur në çuarjen përpara të vlerave demokratike, forcimin e institucioneve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendëskryeministëri dhe Ministëri i Punëve të Jashtme të Maltës theksoi se do të ndihmojnë vendin tonë të çojmë përpara reformat kyçe në përputhje me standardet e OSBE.

Borg: Gjatë ditëve të fundit kam pasur biseda produktive me partnerët tanë në rajon, kemi theksuar misionin e rëndësishëm të OSBE për të ndërtuar apo rindërtuar sigurinë dhe stabilitetin. Prezenca e OSBE në Shqipëri ka qenë një partner i palëkundur në çuarjen përpara të vlerave demokratike, forcimin e institucioneve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut që prej vitit 1997. Puna jonë në të mirë të popullit shqiptar shtrihet në fusha kyçe si sundimi i ligjit, kundër korrupsionit edhe liria e medias. Po ndërtojmë demokraci më të forta, shoqëri më gjithëpërfshirëse. Një proces transparent, gjithëpërfshirës zgjedhjesh në rajonin e OSBE është themeli i besimit demokratik. Mbetemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë të çojmë përpara reformat kyçe në përputhje me standardet e OSBE.  E inkurajoj Shqipërinë të çojë përpara objektivat e saj strategjike. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›