E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ian Cliff ambasadori i ri britanik në Kosovë

Ian Cameron Cliff është emëruar ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se diplomati Cliff do të zëvendësojë në këtë detyrë Andreu Sparks, i cili pak kohë më parë u emërua si numri dy i misionit për rendin dhe ligjin, EULEX.

Ndërkohë, ambasada britanike në Prishtinë ka njoftuar se Ian Cliff do të nisë shërbimin e tij në Kosovë në muajin mars.

Më herët ai ka shërbyer si ambasador në Bosnje e Hercegovinë, Sudan dhe në selinë e OSBE-së në Vjenë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›