E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova drejton në 11 mar takimin e parë të CEFTA-s

Kosova do të drejtojë në 11 mars presidencën e CEFTA-s. Lajmi konfirmohet nga ministri i tregtisë dhe industrisë së Kosovës Flamur Keqa i cili ka theksuar se më 11 mars në Bruksel, do të mbahet takimi i parë i anëtarëve të CEFTA-s, nën kryesimin e Kosovës.

Kosova presidencën e CEFTA-s e ka marrë nga janari i këtij viti, ndërsa takimi i 11 marsit do të jetë aktiviteti i parë në kuadër të kësaj presidence.

Ende nuk është e qartë nëse kryesimin e këtij institucioni do ta bëjë Kosova vetë apo së bashku me UNMIK-un. Në web-faqen e CEFTA-s thuhet UNMIK/Kosovo.

Vitin e kaluar CEFTA është kryesuar nga Serbia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›