E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: “Fitojmë me Interin dhe Realin”Suedezi duke folur për faqen zyrtare të FIFA-s, ai tha se ndihet i bindur në suksesin kundër ish-klubit të tij kur Barça do të përballet me Interin ditën e martë.

Rrjetet sociale:

(ALBBANIA SPORT) - Sulmuesi kryesor i Barceloëns, Zlatan Ibrahimoviç, është duke vuajtur nga një dëmtim dhe mund të mungojë në ndeshjet kyçe të skuadrës së tij kundër Interit dhe Realit të Madridit. Gjithsesi, suedezi duke folur për faqen zyrtare të FIFA-s, ai tha se ndihet i bindur në suksesin kundër ish-klubit të tij kur Barça do të përballet me Interin ditën e martë.

“Interi është një ekip shumë i mirë dhe kjo është një ndeshje jetësore në të cilën neve na lejohen të bëjmë gabime. Nëse do të fitojmë do të marrim kryesimin e grupit. Ne kemi pasur jo pak fat të keq në ndeshjet tona të Ligës së Kampioneve. Është një ndeshje shumë e madhe për mua dhe jam në një gjendje optimizmi, besoj se do të kthehemi në rrugën që unë dëshiroj”.

Ibrahimoviçi gjithashtu beson se kuqeblutë do të jenë në krye të klasifikimit kur Reali i Madridit të vizitojë “Kamp Nou”-n në fundjavë, edhe pse ai e hodhi poshtë që formacioni i Pep Guardiols mund të përsërisë fitoren 6-2 të vitit të kaluar.

“Nuk dua të mendoj aspak se sa gola do të shënojmë. Barcelona ka një mentalitet shumë sulmues dhe unë jam i sigurt se do të fitojmë dhe do të shënojmë shumë gola. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ne, por për klubin, tifozët, por edhe për asnjanësit dhe botën në përgjithësi. Askush nuk është indiferent rreth kësaj ndeshjeje. Ne do të luajmë në shtëpi dhe me siguri do të fitojmë. Unë dua të fitoj gjithçka, me cilindo klub që unë të luaj”, - përfundoi sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç. 


Numri i klikimeve - 2368
  E Hene, 23 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›