Maksuell: “Do të jetë fantastike”“Barça-Inter do të jetë një ndeshje fantastike dhe speciale, është shumë thelbësore për ne të fitojmë, ne do të përballemi me ekipin më të mirë në Itali”, - tha Maksuell për gazetën sportive italiane “Il Corriere dell

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Maksuell, e shikon me optimizëm vizitën e Interit në “Kamp Nou”. Braziliani i larguar nga zikaltërit gjatë kësaj vere ndjen akoma afeksion për klubin italian, por ai këmbënguli se prioriteti i tij kryesor është të ndihmojë skuadrën e tij aktuale të marrë tri pikët. “Do të jetë një ndeshje fantastike dhe speciale, është shumë thelbësore për ne të fitojmë, ne do të përballemi me ekipin më të mirë në Itali”, - tha Maksuell për gazetën sportive italiane “Il Corriere dello Sport”. “Ne jemi profesioniste dhe kjo është shumë e rëndësishme në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Tani Interi është kundërshtari i radhës dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë të neutralizuar lojtarët e tyre më të mirë dhe të fitojmë”. Lionel Mesi dhe Zlatan Ibrahimoviç janë në dyshim për ndeshjen, por Maksuell beson se “blaugranasit” mund të fitojnë dhe pa ta. “Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo moment, por unë besoj te grupi”, - tha ai. “Një lojtar nuk mund ta fitojë kurrë një ndeshje i vetëm”.
Numri i klikimeve - 2370
E Hene, 23 Nentor 2009