E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Guardiola nuk është trajner

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka sulmuar sërish ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke thënë se ai nuk është trajner, pasi nuk di t'i zgjidhë problemet me lojtarët e tij.

"Unë nuk kam thënë asgjë, por nuk mund t'ia lejojë vetes të qëndroj në tribuna dhe të shikoj motin. Askush te Barcelona nuk dëshiroi të më shiste, por problemet filluan në mars. Unë kërkova sqarime, por ai nuk mu përgjigj".

"Një trajner i madh i zgjidhë problemet me lojtarët e tij. Një i vogël, u ikën problemeve të tij. Në fillim ne patëm marrëdhënie të mira, më pas rastësisht, unë nuk e di se çfarë ndodhi. Unë nuk mund t'ia lejojë vetes të kaloj edhe një vit apo tre të tjera në tribuna, sepse unë pashë se çfarë ndodhi sezonin e kaluar me Thierry Henryn".

"Robinho është magjistar. Ne kemi sulmin më të fortë në Evropë. Nëse unë do të isha trajner i Milanit, atëherë do të isha tejet i kënaqur", deklaroi Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›