E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Festivali ndërkombëtar i filmit, një forcë e madhe

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti duke iu referuar festivalit ndërkombëtar të filmit që po zhvillohet në qytetin e Durrësit ka theksuar se prezantimi i filmit në këtë eveniment është një guxim dhe një forcë shumë e madhe.

Ajo gjithashtu falenderoi organizatoren e këtij evenimenti duke theksuar se ka raste që aktorët harrohen. Sipas saj të luash në filmat shqiptarë ka qënë një fat i madh për të duke shtuar se ka mbi 50 vite që ajo ka luajtur në skenën shqiptare.

Ndërkohë duke iu referuar rolit më të suksesshëm atë të nënë Pashakos tek filmi "Yjet e netëve të gjata" ka theksuar se marrja e saj në këtë rol nga regjizori Viktor Gjika ishte sipas saj një guxim i marrë. Ajo kujton me mall atë rol të cilit iu përkushtua shumë dhe falenderon edhe regjizorin Gjika për mbështetjen e tij.

Ndërkohë vazhdon të prezantohet me sukses festivali ndërkombëtar i Filmit në Durrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›