E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra do të mbajë numrin 10

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, e ka bërë të qartë se Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva do të vazhdojnë të luajnë në San Siro edhe pas kësaj vere.

Për shkak të gjendjes financiare të Rossonerëve është spekuluar se dy lojtarët mund të kalojnë te Paris Saint-Germain apo Manchester City, mirëpo zëvendëspresidenti i klubit pohon se ata do të qëndrojnë në skuadër.

“Ia kam premtuar fanellën me numrin 10 (Ibrahimovicit), edhe pse akoma nuk kam biseduar me Seedorfin (rreth të ardhmes së tij)”.

“Thiago Silva është i pashitshëm dhe do të qëndrojë me ne. Ai ka shumë oferta”, ka deklaruar Galliani duke e përmendur drejtorin sportiv të PSG, Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›