Alpinistët shqiptarë valvisin flamurin kuqezi në Everest

Kanë mjaftuar vetëm 4-5 javë udhëtim dhe ngjitje për t`i dhuruar Shqipërisë valëvitjen e flamurit në majën më të lartë të botës.
6 djemtë e shoqatës "Dajti Alpino-Turistik" i kanë bërë Shqipërisë dhuratën më të veçantë për 100 vjetorin e pavarësisë. Ekipi i alpinistëve shqiptarë ia ka rritur që të ngjisë majën më të lartë të Europës, Everest, në lartësinë 8 mijë e 848 metra.
Rrugëtimi ka qenë mjaft i vështirë dhe është ndërprerë disa herë për shkak të kushteve atmosferike, por 6 alpinistët shqiptarë, Mateo Begeja, Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi dhe Xhimi Begeja ia kanë arritur qëllimit të tyre.
Ky ka qenë ekipi i parë shqiptar i cili është ngjitur në Everest. I gjithë ekipi do të mbërrijë në vendin tonë më 6 qershor.