E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahim Gashi në krye të Degës së LDD-së në Pejë

Në selinë e LDD-së, kryetari i saj akademik Nexhat Daci, ka pritur sot në një takim anëtarët e kryesisë së degës së LDD-së në Pejë.

Siç njofton zyra për marrëdhënie me publikon e LDD-së, kryetari Daci i ka njoftuar fillimisht ata gjerësisht me vendimin për lidhjen e koalicionit me AAK-në, për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare dhe për shkaqet e mosarritjes se një marrëveshje të tillë me LDK-në. Kryetari Daci gjithashtu e ka përseritur se ky koalicion duhet të respektohet nga të gjitha strukturat e LDD-së, në të kundërtën ata që dalin kundër marrëveshjes janë edhe kundër vendimeve të kryesisë dhe si të tillë nuk konsiderohen më pjesë e LDD-së.

Nga ana e tyre, anëtarët e kryesisë së degës së LDD-së në Pejë, Metë Bytyqi dhe prof. Ibrahim Gashi, e ka njoftuar kryetarin Daci me gjendjen në degën e atjeshme.

Ata kanë theksuar se LDD-ja në Pejë fuqimisht i respekton vendimet e Kryesisë së LDD-së dhe po ashtu e mbështet koalicionin me AAK-në, por ka edhe të atillë që mundohen të mos i respektojnë këto vendime dhe bëjnë përpjekje që ta shkrijnë LDD-në në Pejë. Por, kjo nuk do të arrihet asnjëherë ngase ekziston vullnet i madh i anëtarësisë që kjo degë jo vetëm të ekzistoj por edhe të fuqizohet shumë. Për gjendjen jo të mirë aktuale të kësaj dege ai dhe të tjerët kanë akuzuar udhëheqësit e kësaj degë.

Në fund të takimit Kryetari Daci i ka njoftuar të pranishmit se: “Në bazë të Statutit të LDD-së, neni 27, Kryesia e LDD-së, ka marr këtë Vendim:

1. Krijon Këshillin Koordinues të Degës së LDD-së në Pejë

2. Këshilli Koordinues udhëhiqet nga Koordinatori i Këshillit, z. Ibrahim Gashi

3. Këshilli Koordinues i degës koordinon aktivitetet e degës deri në mbajtjen e Kuvendit
të degës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›