Ibrahim Makolli AKR eshte e interesuar per ekonomine politiken e jashtme sigurine....

Cilat jane prioritetet kryesore te AKR-se per futje ne koalicion me PDK-ne
Ibrahim Makolli Pas vendimit te Keshillit drejtues te PDK-se jane krijuar mundesite per vazhdimin e negociatave per krijimin e koalicionit qeverises. Kerkesa e AKR-se qe ti takoje posti i presidentit te vendit tashme eshte miratuar nga Keshilli Drejtues i PDK-se. Ditet e ardhshme do te bisedohet per ndarjen e dikastereve por eshte e qarte qe AKR ka qene dhe eshte e pergatitur te jete pjese e nje qeverisje. Ajo ka hartuar nje program te mire per zhvillimin ekonomik te vendit dhe ka percaktuar prioritetet e qeverise se ardhshme.
Cilat jane prioritetet tuaja me te cilen pretendoni te qeverisni Kosoven ne mandatin e ardhshem
Makolli Ne kemi tri shtylla kryesore te cilat jane me prioritet. E para eshte zhvillimi ekonomik i vendit duke pasur parasyshe gjendjen e pergjithshme ekonomike dhe sociale ne vend. Prioriteti i dyte eshte sundimi i ligjit dhe shteti juridik duke pasur parasyshe problemet ne kete sektor. Dhe prioriteti i trete eshte anetaresimi i Kosoves ne mekanizmat nderkombetar.
A do te thote kjo se ju jeni te interesuar per keto ministri pasi qe permendet zhvillimin ekonomik sferen e diplomacise dhe disa ceshtje te tjera
Makolli Ne ende nuk kemi biseduar me partnerin e koalicionit per ndarjen e dikastereve. Por gjithsesi do te insistojme qe te kemi mundesi te drejteperdrejte veprimi ne sektoret e zhvillimit ekonomik. Poashtu Ministria e Puneve te Jashtme eshte nje prej prioriteteve tona ku mendojme se mund te japim nje kontribut te madh sikurse dhe sektori i shendetesise dhe sigurise ne vend.
Shume analiste jane te mendimit se kjo qeveri per shkak te nje opozite te fuqishme dhe kushteve ne vend nuk do te mbijetoje me shume se gjashte muaj apo nje vit. Cilat jane argumentet tuaja se ajo do te mbijetoje nje mandat te plote
Makolli do qeveri eshte kalimtare dhe nuk mund te prekudikoj se sa do te zgjate ajo. Ne po bejme perpjekje qe te krijohen parakushtet qe ajo te perfundoje mandatin e parapare me kushtetute. Jo te gjitha gjerat varen nga numrat sepse ne te kaluaren kemi pasur nje qeveri me mbeshtetjen e shume deputeteve e cila u tregua teresisht joefikase. Besoj se jetegjatesia e ketij koalicioni varet nga oferta qe ofron ai. Une besoj se Kosova ka nevoje per nje koncept dhe nje qeverisje tjeter dhe per zhvillim ekonomik. Jam i bindur se do te arrije keto qellime dhe do te kryeje mandatin e plote.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti