E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni ne gjyq për Rubin

Gjykata e Milanos ka vendosur nisjen e menjëhershme te procesit gjyqësor ndaj kryeministrit Slvio Berluskoni, me akuzën abuzim me detyrën dhe prostitucion me minorene, ne lidhje me çështjen Ruby. Gjyqtarja Kristina Di Censo ka fiksuar edhe datën 6 prill për seancën e pare, duke vlerësuar se provat e paraqitura nga prokuroret e Milanos ishin te mjaftueshme për nisjen e procesit. I menjëhershëm reagimi i Kavalierit, i cili ka deklaruar se e priste një vendim te tille te gjykatës. E veçante e këtij procesi është se kryeministri do te gjykohet nga një panel i përberë nga tre gjyqtare femra. Karima el Mahrug, e njohur si Ruby, dyshohet te ketë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin Silvio Berluskoni ne këmbim te parave ne periudhën nga shkurti deri ne maj te vitit te kaluar, kur vajza nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Gjithashtu, kryeministri akuzohet për abuzim me detyren, pasi ka ndërhyrë ne polici për lirimin e saj, me pretendimin e se ishte mbesa e mikut te tij Gedafi. Ndërkohë, veç hetimeve te mbyllura tashme me dërgimin e dosjes ne gjykate nga prokuroret e Milanos, ekziston mundësia për një çështje te ngjashme edhe ne Rome. Dyshohet ne fakt qe festat e shfrenuara te kryeministrit me vajza te reja te jene mbajtur edhe ne vilat e tij ne kryeqytet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›