E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ibrahimaj marrëveshje me presidentin e Keiretsu Forum SEE për trajnimin e sipërmarrjes

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj nënshkroi sot një marrëveshje partneriteti me presidentin e Keiretsu Forum SEE, Ardian Hoxha.

Një prej objektivave të këtij bashkëpunimi, bëri të ditur ministrja, është krijimi i një programi trajnimi afatgjatë, që synon të trajnojë 15 “investitorë ëngjej” çdo vit.

Ministrja vlerësoi ekspertizën e ekspertë ndërkombëtarë për të mbështetur sipërmarrjen në vend për të rritur aftësitë e tyre në nivel lokal.

“Vlerësojmë partneritete të tilla, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve”, u shpreh ajo.

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›