Ibrahimoviç: Tani e kuptoj Mourinhon

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka sharë ish-klubin e tij, Barcelonën, pas disfatës kontroverse në takimin e mbrëmshëm të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
“Nuk e kuptoj se pse ata u dha penaltia e dytë, por tani e di se pse Mourinho zemërohet aq shumë kur ai luan këtu. Nuk dua të flas pasi u eliminuam nga gara në këtë mënyrë. Çdokush e pa atë që ndodhi”.
“Barcelona është skuadra më e fuqishme në botë, por neve na lejohet të luajmë dhe të bëjmë betejën. Ne ia dolëm mirë deri te goli i tyre i dytë. Nëse ajo ishte penalti, atëherë e tillë ishte edhe ndërhyrja tek mua”, ka thënë suedezi.