E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero ka vendosur të largohet

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka mohuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re me Bianconerët.

Njeriu që ka shkruar historinë me Zonjën e Vjetër në fund të sezonit aktual mbetet pa kontratë, ndërsa presidenti Andrea Agnelli ka deklaruar se atij nuk do t`i ofrohet vazhdimi i saj.

Mirëpo, duke pëlqyer paraqitjet e tij të fundit dhe sa herë që po luan, tifozët e Juventusit kanë filluar një fushatë në Facebook duke i kërkuar Agnellit që t`ia vazhdojë kontratën ikonës së klubit.

Megjithatë, vetë lojtari duket se është pajtuar me faktin që nuk do ta veshë më fanellën bardhezi.

“Të gjithë ju keni qenë fantastikë në ndeshjet e mia përfundimtare me skuadrën. Për ne, këto kanë qenë net për t`u mbajtur mend dhe fitore që na kanë përgatitur psiqikisht për shtytjen e fundit për titull”, ka shkruar 37-vjeçari në Facebook.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›