Ibrahimovic premton: Pjesë e historisë së Barcelonës
Përveç personelit të klubit, lojtari u prit edhe nga gazetarët, për të cilët ka pasur një përgjigje të shkurtër, por domethënëse: “Dua të jem pjesë e historisë së Barcelonës”.
Më pas suedezi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, ku ka thënë se mezi pret të nënshkruajë marrëveshjen.
“Vërtet jam shumë i lumtur dhe kur gjithçka do të kompletohet, do të jem njeriu më i lumtur në botë. Çdo lojtar dëshiron të luajë me Barcelonën, por jo çdokush mund ta bëjë këtë”, ka thënë Ibrahimovic.
Suedezi pritet që sot të kalojë testet mjekësore dhe ndoshta të nënshkruajë kontratën me kampionin e Spanjës dhe Evropës.