Leonardo: Milani ka nevojë për përforcime
“Nuk dua të gjej justifikime, por Interi luajti më mirë ndërsa ne ishim të lodhur. Në pesë ditë na është dashur të përgatisim pesë ndeshje, ndërsa Interi vetëm një”, u shpreh tekniku kuqezi.
Më tej braziliani iu rikthye çështjes së merkaton. “Na duhet një stol më i plotë, mjafton të shikoni zëvendësimet e Interit me tonat për të kuptuar diferencën. Për me tepër tre lojtarë decizivë si Gattuso, Nesta apo Borrielo vijnë nda dëmtime të gjata”, vijoi tekniku i ri.
Leonardo shprehu gjithashtu dëshirën për të pasur në skuadër sulmuesin holandez Huntelaar. “Nëse do të ekzistonin mundësitë për të investuar për të do të ishte një lëvizje e mençur. Llogaritë do ti bëjmë në fund të gushtit”, përfundoi ai.