Ibrahimoviç ikën nga PSG-ja, shkon te Reali

Zlatan Ibrahimovic mund ta largohet nga Paris Saint Germaini. Mundësia e lamtumirës së yllit suedez është përforcuar pas transferimit të Edinson Cavanit, i cili pritet që shumë shpejt t’i bashkohet gjigantit francez.
Sipas uebfaqes së ekspertit të ‘mercatos’, Gianluca Di Marzio, ish futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit, i ka nisur kontaktet me Real Madridin, ku mund ta zëvendësojë të larguarin e ardhshëm Gonzalo Higuain.
Ndër të tjera, është trajneri Carlo Ancelotti i cili do të pëlqente ta vazhdojë punën me përfaqësuesin suedez, me të cilin e fituan kampionatin francez sezonin e kaluar./indeksonline/