E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Talenti Tin Jedvaj te Roma

Mbrojtësi i ri kroat, Tin Jedvaj, edicionin e ardhshëm do të vesh fanellën ‘verdhekuqe’ të Romës. Kroati 17-vjeçar ka qenë dje në kryeqytet dhe ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Kalimin e tij te Roma e konfirmoi edhe Dinamo Zagreb. “Ne kemi arritur marrëveshje me Romn pr futbollistin Jedvaj. Kalimi i tij në klubin italian do të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme”, thuhej në komunikatën zyrtare.

Të kujtojmë që në Kroaci, Jedvaj shihet si Paolo Maldini i ri./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›