E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibraj: Nuk do doja që çështjet e liderve të opozitës t’i gjykonte Irena Gjoka

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, ka komentuar rastin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ai tha se nuk do të donte kurrsesi që të ishte kjo gjyqtare ajo që gjykon dosjet e nxehta të opozitës, pasi ka lënë shumë vend për anatemi.

Sipas tij, ajo që lë për të dëshiruar nuk është vetëm rasti i gjykimit të dosjeve të politikanëve, por edhe se çfarë mund të bëjë kjo gjyqtare përballë qytetarëve të thjeshtë.

“Unë nuk do të doja që çështjet e liderëve të opozitës t’i kishin rënë Irena Gjokës; do të doja t’i kishin rënë një gjyqtareje tjetër me integritet. Imagjinoni vendimet që mund të japë kjo ndaj Sali Berishës, çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshtë”, tha Ibraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›