E Diel, 1 Nëntor 2026

“Si mund të bëj unë gjyq me Irena Gjokën?” Ibraj: KLGJ ka detyrë ta pezullojë dhe ta shkarkojë gjyqtaren

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin e thelluar për gjyqtaren Irena Gjoka, nga ku ka rezultuar se ajo ka qenë e dënuar në Greqi.

Avokati Kujtim Ibraj u shpreh në QUO VADIS se KLGJ ka detyrë ta pezullojë dhe ta shkarkojë Gjokën, pasi ajo është e dënuar. Ibraj shtoi se provat duhej të ishin marrë në konsideratë që në fazën e vettingut.

Nga ana tjetër, Enri Çeno theksoi se gjyqtarja ka qenë subjekt akuzash prej vitesh dhe këto zhvillime rrezikojnë të krijojnë kosto të mëvonshme për shtetin.

Pjesë nga biseda:

Ibraj: Si mund të shkoj unë si avokat të bëj gjyq me Irena Gjokën, kur është shkresa këtu. KLGJ ka detyrë ta pezullojë dhe ta shkarkojë, sepse ajo është e dënuar. Si mund të gjykojë?

Çeno: Ajo do të ketë një efekt negativ financiar për buxhetin e shtetit në vijim. Ka pasur shumë akuza, është akuzuar prej vitesh drejtpërdrejt.

Ibraj: Prova duhet të kishte ardhur që kur kjo gjyqtare ishte në vetting, mos ta kalonte vettingun. Sot do të ishte një gjyqtare tjetër në vendin e saj. Kjo gjyqtare ka dënuar Ilir Beqajn.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›