Ibraj: Nuk është shqetësuese hedhja e parave ndaj artistëve! Gazetari: Është përfolur se 2-3 këngëtarë pastrojnë paratë e politikanëve

Gazetarja Daci tha në studion e Quo Vadis se artistët pastrojnë paratë e disa politikanëve. Deklaratë kjo që u mbështet dhe nga gazetari Esido Barkaj.
Ai theksoi se në SPAK është përfolur për 2-3 këngëtarë që pastrojnë paratë e disa politikanëve.
Ndërsa avokati Ibraj tha se nuk qëndron problem tek artistët, por sipas tij ndikon korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar.
Pjesë nga biseda:
Softa: Vetëdeklarimin duhet ta shoqërosh me një faturë.
Ibraj: Nëse ne kemi probleme me ekonominë, kemi me ekonominë informale. Këngëtaret i kemi, por çfarë ndodh? Ajo çfarë e shqetëson ekonominë është krimi i organizuar dhe informaliteti. Ka vende që e prodhojnë kokainën dhe jetojnë në mjerim për shkak të luftës me bandat. Ekonomia ecën me investime. Nuk kanë lidhje këngëtaret. Korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar ndikojnë në ekonomi. Është përhapur çështja e drogës. Fëmijët apo adoleshentët poshtë pallatit konsumojnë kanabis. Burgjet po mbushen plot. Kjo është shqetësuese, jo hedhja e parave ndaj disa artistëve.
Daci: Politikanë që iu është sekuestruar pasuria është zoti Koka, që iu sekuestruan pasuritë tek kantina.
Ibraj: Ja këta i kanë lekët, jo këngëtarët.
Barkaj: Në SPAK janë përfolur për 3-4 emra këngëtarësh që pastrojnë paratë e politikanëve.