Ibraj: Të gjithë “Pashallarët e vegjël” do përfundojnë te Dumani, një nga një do të shkojnë në burg

Pasuria, paratë dhe krimi ka qenë tema mbi të cilën është diskutuar këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus
I ftuar në studio avokati Kujtim Ibraj tha se më të rrezikshëm janë kryetarët, ish-kryetarët e Bashkive dhe Komunave, të cilët kanë pasuri të frikshme.
Ai tha se të gjithë një ditë do të përfundojnë përballë Altin Dumanit, e më pas një nga një do të shkojnë në burg.
“Këta pashallarët e vegjël. Këta kryetarë e ish-kryetarë bashkish e komunash kanë pasuri miliona euro. Po të shkosh në qytetet e vogla do të shohësh që më të pasurit janë kryetarë e ish-kryetarë bashkish e komunash. Ku i gjetën miliona euro këta me këto rroga. Të gjithë këta do të shkojnë një ditë përballë Dumanit e më pas të gjithë në burg”, tha Ibraj.