Ide e çuditshme të Kanye West

Reperi kontravers, Kanye West po dëshiron që foshnja e tij dhe Kim Kardashian të quhet, North.
North, që në përkthim i bie, ‘Veriu’ ka tingëlluar një ide shume e çuditshme për fansat e çiftit të cilët janë befasuar nga ideja e Kanye-s për ta quajtur beben e tyre me këtë emër.
Kanye kishte përpiluar një listë me emra potencial ndërkaq ai ka zgjedhur si më të preferuarin dhe më të përshtatshim emrin e mësipërm.
Deri më tani, ka pasur spekulime se foshnja e tyre është një vajzë. Po doli të jetë ashtu, ‘North’ do të jetë emir më i çuditshëm që një prind mund të zgjedh për ta quajtur fëmijën e tij e sidomos një vajzë./Indeksonline/