E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide për përmirësimin e rrjeteve nga myku

Mjë kërkues italian Vincenzo Bonifaci, ka zbuluar në sjelljen e Physarum Polycephalum, një algoritëm natyral i cili mund të jetë i aplikueshëm në përmirësimin e sistemeve me teknologji të lartë, si rrjeti internet dhe komunikimet në përgjithësi.

Ideja ka lindur nga zbulimi i bërë nga disa studiues japonezë, të cilët kanë studiuar sjelljen e këtij myku – organizëm një qelizor i cili ushqehet me mikrobe e baktere - në kërkim të ushqimit. Studiuesit japonezë kanë zbuluar se rruga që zgjidhte myku ishte gjithnjë më e shkurtëra.

Më pas është konfermuar aftësia e pabesueshme e këtij organizmi në përpunimin e të dhënave dhe krijimin e rrjeteve.

Sjellja e këtij organizmi pa sistem nervor qendror, mund të ndihmojë edhe për kuptimin e trurit njerëzor.

Bonifaci sëbashku me institutin gjerman Max Planck, kanë demonstruar që Physarum Polycephalum mund të shihet si një kompjuter natyral, i zhvilluar nga evolucioni gjatë miliona viteve.

Bonifaci tregon se studimi ka lindur rastësisht pas një dokumentari mbi biologët japonezë dhe eksperimentet e tyre me mykun. Ideja që lindi ishte studimi i modelit matematikor në bazë të kësaj sjellje dhe gjetja e një shpjegimi.

Shpjegimi ka ardhur; gjatë një simpoziumi në Kyoto, Bonifaci dhe kolegët gjermanë paraqitën rezultatet teorik sipas të cilave zgjidhja e adoptuar nga myku mund të hapë rrugë të reja në projektimin e rrjeteve me kosto të ulët në të gjitha aspektet, si psh rrjetet hekurudhorë apo në telekomunikime.

Gjetja e rrugës më të shkurtër nga ana e këtij myku, mund të merret si shembull për përmirësimin e transmetimeve të të dhënave. Por kërkuesi Bonifaci sqaron se aplokimi konkret në fushën e informatikës për momentin është një mundësi e cila duhet studiuar.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›