IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit për asistencën e dokumenteve biometrike

Shoqëria shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek, ka vënë në dispozicion të qytetarëve një numër të ri kontakti për Shërbimin e Klientit, me synim lehtësimin e aksesit në informacion dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Të gjithë qytetarët që kërkojnë asistencë apo informacion rreth procedurave për pajisjen me kartë identiteti apo pasaportë biometrike, mund të kontaktojnë në numrin e ri të telefonit:
📞 +355 4 451 9999
Sipas njoftimit zyrtar, linja e Shërbimit të Klientit do të jetë e hapur për publikun nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 08:30–16:30.
Drejtuesit e shoqërisë nëvizojnë se ky ndryshim vjen në kuadër të transformimit të kanaleve të komunikimit dhe rritjes së transparencës në ndërveprimin e përditshëm me aplikantët.
“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor,” theksoi Administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Çepe.
Përmes kësaj mase, IdentiTek synon të shmangë radhët apo vonesat në marrjen e informacionit bazë, duke e bërë komunikimin me administratën më të drejtpërdrejtë dhe eficient për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit.
/rtsh.al/