Përplaset me shtyllën me mjetin e tij në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 82-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
Sipas policisë, 82-vjecari H. D., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
Për shkak të plagëve të marra, 82-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.
/rtsh.al/