E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohen autoret e eksplozivit. Shpallen ne kerkim dy persona

Si rezultat i veprimeve hetimore te kryera nga policia e Shkodres eshte bere i mundur identifikimi i autoreve dyshuar te venies se eksplozivit ne banesen e Zef Koles ne lagjen Manush Alimani. 30 vjecari Jozef Shkoza dhe 39 vjecari Pavlin Xhani te dy lindur dhe banues ne lagjen 3 Heronjte sipas policies jane dy autoret e dyshuar te cilet kane levizur me automjetin tip Benz me targa Shkoder per tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy autoret jane shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre. Shperthimi i fuqishem ndodhi ne oret e para te mengjesit te se shtunes dhe objektivi i tij ka qene shtepia e 67-vjecarit Zef Kola.

Lenda shperthyese ishte vendosur nga autoret ne shesh pushimin ne katin e katert te pallatit ku banonte familja Kola. Fatmiresisht demtime ne njerez nuk ka pati por shtepia e Zef Koles u demtua teresisht.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›