E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo Perpara drejtesise edhe sot


Vazhdojne seancat per ish punonjesin e ministrise se jashtme Almir Rrapo ne gjykaten e Tiranes. I arrestuar ne ambasaden amerikane te Tiranes per llogari te drejtesise amerikane Rrapo ka dale serisht para gjyqtarit te ceshtjes Artur Gaxhi ku perfaqesuesi i prokurorise ka lexuar dhe paraqitur te gjitha provat e derguara nga drejtesia amerikane gjykates shqiptare. Pas shqyrtimit te ketyre provave gjyqtari Gaxhi ka vendosur qe seanca tjeter te zhvillohet ne daten 29 shtator ku avokati i Rrapos Ardian Visha do te jap konkluzionet e mbrojtjes si dhe kundershtimet ne lidhje me provat e prokurorise te cilat ai nuk i sheh te drejta. Pas kesaj seance do te vendoset edhe data nese Almir Rrapo do te ekstradohet drejt SHBA ose jo. Ai akuzohet nga drejtesia amerikane per nje sere akuzash te rende sic eshte ajo e vrasjes trafikut te droges apo edhe pjesemarrje ne organizata kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›