E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet nje flamur i rralle nga Frederik Stamati

Studiuesi Frederik Stamati nuk resht së kërkuari për identifikimin e objekteve të çmuara. Së fundmi pas një pune intensive ka mundur të identifikojë dhe një flamur të rrallë. Bëhët fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare pjesmarrese në ushtrinë e Austrisë gjatë luftës së parë botërore. Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të regjimentit të shqiptarëve na bën me dije Stamati.

Njohjen me këtë flamur 100 vjeçar e ka rreth një dekadë më parë, ku edhe është restauruar prej tij.

Aktualisht flamuri së bashku me disa flamurë të rrallë historikë epspozohen në muzeun e ushtrisë krijuar këtë vit.

Rëndësia e këtij flamuri është historike ndaj sipas tij dhe ka nevojë për studime të mëtejshme.

Lidhur me gjendjen e flamurit, sipas specialistit është e mire , por pjesa anësore ka nevojë për restaurim

Flamuri që i përket harkut kohor 1914- 1918 prej vitesh është ruajtur në fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Perberja e tij eshtë prej pëlhure të leshtë, i kuq me një shqiponjë të zezë në mes, një shqiponjë disi e ҫuditëshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe. Poshtë shqiponjës është numuri 6. Anash konturohet nga një varg trekënëshash, në ide të përafërt për nga forma, me flamujt e batalioneve. Në krahë të majtë është vendi ku futej shtiza, apo liatari. Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltërt. Dimensionet janë 120cm me 85 cm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›