E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret proteste para parlamentit

Në ditën botërore të medias, një grup i vogël gazetarësh shqiptarë zhvilloi një protestë përpara Parlamentit. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa, shpjegoi se gazetarët janë nën presionin e vështirësive financiare të cilat sipas tij kanë prekur pjesën më të madhe të mediave shqiptare. 
Cipa akuzoi politikën se përmes instrumentave të saj financiarë po mban peng lirinë e medias. Ai i kërkoi forcave politike që të mos përdorin krizën financiare për të përdhosur lirinë e gazetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›