E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti i rreme tradhton te kerkuarin per perdhunimin e turistes ceke

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Nuk ka mundur dot tua hedhe kete here agjenteve te policise ashtu sic ka mundur te beje per tri vite me radhe duke u fshehur e duke prezantuar nen nje identitet te rreme. Marjon Kolami ndryshe Maljan Mecolli eshte arrestuar nje dite me pare nga policia e Korces pas nje operacioni te organizuar enkas per kapjen e tij pas plot tre vjetesh te shpallur ne kerkim per grabitjen e nje cifti nga ekia dhe perdhunimin e turistes femer. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime zyrtare te policise se qytetit juglindor sipas te cilave kapja e Maljan Mecollit Marjon Kolamit 24 vjec nga fshati Zvezde i ketij qyteti u krye ne oren 0930 pas nje pune te mirorganizuar nga ana e Sektorit te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Korce. Policia tha gjithashtu se pas informacioneve te marra ne rruge operative nga agjentet e saj per dyshimet se ata kishin mbi nje person qe levizte nen identitet tjeter eshte finalizuar nderhyrja per kapjen e tij nen operacionin e koduar Identiteti i rreme. Sipas shpjegimeve te policise se Korces 24-vjecari Maljan Mecolli ka qene person i shpallur ne kerkim prej dates 2 gusht te vitit 2006 dhe me Vendim Nr 26 me 22 janar te vitit 2007 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce e ka denuar me tete vjet burg per veprat penale Marredhenie seksuale me dhune me te rritura dhe Vjedhje me dhune. Kjo pasi ky shtetas ne bashkepunim dhe me Redion Terolli i cili vuan denimin ne burg me 30 korrik 2006 ne aksin rrugor Zvezde - Liqenas kane vjedhur me dhune shtetasit me kombesi ceke Robert Tropek dhe shtetasen me iniciale A. K. si dhe kane kryer marredhenie seksuale me dhune me kete shtetase ceke. Policia tha se materialet e perpiluara per kete rast do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme.

Ngjarja per te cilen akuzohen dhe jane denuar Mecolli dhe bashkepunetori tjeter Redion Terolli ka ndodhur me 2 gusht te vitit 2006 ne afersi te fshatit Zvezde te Korces. Nga hetimet e policise ne ate kohe u be e ditur se Alena K. dhe i dashuri i saj Robert T. te dy studente nga ekia kishin vizituar nje pjese te vendeve turistike me vlera historike te Korces dhe ne Voskopoje. Me 27 korrik dy turistet ceke jane drejtuar per ne Prespe nepermjet fshatit Zvezde. Ne nje rruge prane fshatit Redion Terolli dhe Maljan Mecolli kane takuar dy studentet ceke qe po vizitonin Korcen. Edhe pse te paarmatosur Mecolli dhe Terolli kane mundur te trembin dy studentet. Te dy personat akuzohen se kane kryer marredhenie seksuale me vajzen ceke e cila nuk mundi te mbrohej prej te dashurit te saj. Vec kesaj autoret u kane vjedhur me dhune dy turisteve edhe nje kamera dhe aparat fotografik bashke me nje sasi te hollash qe turistet kishin me vete. Pas kallezimit te bere nga dy ceket ne polici uniformat blu kane identifikuar autoret te cilet jane shpallur ne kerkim me akuzen e grabitjes me dhune dhe te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune.

Me 4 qershor te vitit te kaluar gjykata e Korces ka denuar ne mungese dy te akuzuarit. Edhe pse krimi i kryer ishte jo pak i denueshem Terolli ka marre nje mase denimi prej 8 vitesh ne burg. Me teper se nje vit e gjysme pas ngjarjes nje nga te akuzuarit Redion Terolli eshte arrestuar nga policia greke ndersa do te ekstradohej ne vendin tone nje vit e gjysme me pas. Nderkohe pergjate gjithe kesaj kohe i kerkuari tjeter Marjon Kolami ka mundur ti shpetoje drejtesise duke u fshehur jashte shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›