E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate e Larte refuzohet rekursi per disa dosje te bujshme

style=positionrelativez-index2>

Sonila Mesareja

Gjykata e Larte ka refuzuar rekursin per disa ceshtje te bujshme penale te cilet i kishin varur shpresat se do perfitonin rigjykim apo shpetim nga masat e larta te denimit me argumentin e shkeljeve procedurale. Fatin e perfundimit te itinerarit gjyqesor dhe marrjes se formes se prere te vendimeve te tyre e kane pasur dosje organizatash kriminale si Hakmarrja per Drejtesi Banda e Nikles apo per dy anetare te Bandes se Lushnjes ndersa nuk mbeten pas edhe grupi i te pandehurve te denuar per rrembimin e imamit te Gostivarit apo dhe te Fotaq Zaharia dhe te tjere te pandehur te denuar me masa te renda denimi nga Gjykata e Krimeve te Renda. Nga te gjitha rekurset qe jane bere ne Gjykaten e Larte nga individe te denuar apo grupe kriminale per 2112 ceshtje te ardhura ne shkallen me te larte te gjyqesorit perkatesisht nga data 1 tetor e vitit 2008 deri ne maj te vitit 2011 nuk eshte pranuar rekursi.

Refuzimi

Tashme odiseja gjyqesore ka marre fund me denimet perkatese per te gjithe te pandehurit e organizates Hakmarrja per Drejtesi. Nuk u pranua animimi i vendimit edhe per te pandehurit e Bandes se Nikles te akuzuar dhe denuar per mjaft episode kriminale mes te cilave vrasje dhe vjedhje me arme. Rekursi nuk iu pranua edhe dy prej anetareve te Bandes se Lushnjes te denuar nga gjykata e ketij qyteti Elton Mermali dhe Erion Kashari. Gjithashtu referuar faqes zyrtare te kesaj gjykate nuk eshte pranuar te merret ne shqyrtim as kerkesa e te denuarve per rrembimin e imamit te Gostivarit si dhe kerkesa e Fotaq Zaharise i denuar nga gjykata per rrembim personi dhe gjobevenie apo Nehat Kulles gjeneralit te denuar per vrasjen e shoferit te Halit Shamates dhe Hamdi Haklaj i akuzuar per nje seri vrasjesh ne Tropoje. Nga te dhenat zyrtare behet e ditur se rekursi i eshte rrezuar edhe Albenc Agos i denuar per vrasjen e nenes se kengetares Elsa Lila. Nje tjeter grup te pandehurish te cileve u eshte refuzuar kerkesa drejtuar Gjykates se Larte jane edhe te pandehurit ne arrest shtepie te dosjes Gerdeci.

Disa nga dosjet e bujshme

Hakmarrja per Drejtesi

Banda e Nikles

Dy anetare te Bandes se Lushnjes

Te pandehurit e denuar per rrembimin e imamit te Gostivarit

Fotaq Zaharia

Hamdi Haklaj

Nehat Kulla

John David Brown

Albenc Ago

Mihal Delijorgji Ylli Pinari Dritan Minxolli etj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›