E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Arritje e madhe per kombin shqiptar

Kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi deklaroi se levizja e lire eshte nje moment qe duhet vleresuar me kujdes nderkohe qe beri thirrje qe edhe muri qe ndan vellezerit shqiptare nga Kosova te bjere.

Per Partine Drejtesi dhe Unitet vendimi i sotshem i Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian eshte nje arritje e rendesishme per kombin shqiptar. Ne menyre te vecante ndihen sot te gezuar pikerisht ata persona qe kane familjaret te afermit miqte dhe paraardhesit jashte Atdheut. PDU ka tentuar dhe do te vijoje te tentoje rritjen e cilesise se sherbimeve per keta persona me ane te krijimit te Komitetit Kombetar te Diaspores qe tashme merr nje dimension te ri duke u kthyer ne domosdoshmeri ka thene Idrizi.

Sipas tij sot eshte momenti qe te bashkojme fuqite tona ne menyre qe edhe vellezerit shqiptare nga Kosova ti bashkohen kesaj nisme te Bashkimit Evropian. Diplomacia shqiptare duhet te jape kontributin e vete ne kete drejtim dhe strukturat shteterore duhet te ndihmojne me pervoje dhe logjistike institucionet e Kosoves per te arritur standardet e kerkuara qofte edhe perpara nisjes se udherrefyesit nga KE. Ne fund kreu i PDU-se tha se politika shqiptare duhet te tregoje maturine qe kane treguar qytetaret shqiptare.

Po sot vendimin e pershendeti edhe Partia Republikane duke e vleresuar si nje ngjarje ngjarje te madhe dhe te shumepritur per shqiptaret.

2010-11-08 1529

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›