E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave Topi Berisha dhe Rama pershendesin vendimin

UPDATE- Fill pas vendimit te BE-se per liberalizimin e vizave me Shqiperine kane reaguar kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozites Edi Rama.

Gjate nje deklarate per mediat Berisha e ka cilesuar vendimin historik per liri dhe dinjitetin e shqiptareve kurse Rama nje dite te pritur prej shume kohesh.

Ne e merituam kete vendim. Dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes dhe qeverite e tyre ju dergojne shqiptareve ne 98 vjetorin e pavaresise se tyre. Ne do te kremtojme pavaresine me dinjitet me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e Evropes ju dergojne qytetareve ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane tha Berisha.



Nderkohe Rama gjate nje konference nga selia e PS-se ka vleresuar vendimin i cili ndihmon shqiptaret te clirohen nga pesha e rende e pritjeve dhe radheve pa fund ne ambasada. Sot eshte dite per te gezuar- ka thene Rama duke shtuar se analizat replikat dhe gjithe bilancet do behen ne nje tjeter kohe.



Kreu i shtetit e ka quajtur kete dite daten e trete me te rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit. Kjo pasi shqiptaret pavaresisht se gjeografikisht e kane pasur gjithmone identitetin e tyre evropian nder vite sic veren shkrimtari yne i madh Ismail Kadare e kane vuajtur mallin tragjik per Evropen e humbur per shkak te pushtimeve te njepasnjeshme e diktatures komuniste e cila e ktheu ne strategji te veten urrejtjen kunder Evropes por fatmiresisht pa mundur ta crrenjoste kete identitet te shqiptareve identitet qe u shpalos ne dhjetor te 1990 me thirrjet e paharrueshme E duam Shqiperine si gjithe Evropa- tha Topi ne mesazhin e tij pershendetes per kete ngjarje.

Qe atehere qindra e mijera shqiptare kane pasur mundesine te shkelin e provojne Evropen tani kete gje do mund ta bejne lirisht te gjithe e prandaj ky eshte nje moment i gezuar per cdo shqiptar qe kam besimin se do te dije te shfrytezoje hapesirat qe i sjell levizja e lire ne respekt edhe te te gjitha detyrimeve qe ajo mbart.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›