E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Asnjë kompromis për çështjen çame

 Kryesuesi i grupit nismëtar të PDU-së, z. Shpëtim Idrizi njohu të pranishmit me arsyet që çuan në formimin e partisë të katërt më të madhe të Kuvendit të Shqipërisë si edhe me programin e saj.

Gjatë fjalës së tij, z. Idrizi theksoi nevojën që ka politika shqiptare për një parti që ka në qendër të programit të vetë çështjen kombëtare dhe lajtmotiv çështjen çame.

"Partia për Drejtësi dhe Unitet nuk do të bëj kompromise mbi disa pika të programit të vetë siç është çështja çame dhe çështjet kombëtare për asnjë arsye. Ne kemi një profil dhe identitet të qartë", theksoi gjatë fjalës të tij, z. Idrizi. Deputeti tjetër i PDU-së në Kuvend, z. Dashamir Tahiri tha gjatë fjalës së tij se PDU ishte një domosdoshmëri për politikën shqiptare.

Të pranishmit falenderuan drejtuesit e grupit nismëtar për sqarimin mbi programin e partisë dhe mbi atë çka kjo parti zotohet se do të arrijë në të ardhmen. Në Partinë për Drejtësi dhe Unitet për qytetin e Fierit aderon edhe z. Nimet Isufi, i cili ndonëse arriti të merrte vota të mjaftueshme në zgjedhjet e 28 Qershorit, nuk u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit, për shkak të problemeve të krijuara në Qarkun e Fierit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›