E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Serbia ka institucione paralele në Kosovë

Në raportin e progresit për Kosovën thuhet se bashkëpunimi i Prishtinës zyrtare me EULEX-in nuk është në përputhje me përkushtimin politik, andaj kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se ka pasur një stabilitet në Kosovë, por ka pasur edhe incidente, me ç’rast janë dëmtuar veturat e EULEX-it. Ndërkaq, në raportin e progresit për Serbinë thuhet se Beogradi zyrtar mban disa institucione paralele në territorin e Kosovës.

Komisioni Evropian kërkon nga Serbia një qasje më konstruktive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale dhe kërkon që të inkurajojë serbët kosovarë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Sipas KE-së, serbët përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet lokale të nëntorit do të rritin mundësinë që të përfitojnë edhe nga projektet e ndryshme evropiane për Kosovën. (rtv21/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›