E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Parlamenti te nxjerre jashte Kalin e Trojes

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një tubim me mbështetës të kësaj force politike jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë kërkoi nga deputetët që të votojnë rezolutën për Çamërinë.

"Partitë e mëdha po hynë në garë për miratimin e Rezolutës, por shqiptarët e Çamërisë nuk kanë nevojë për konfirmim, por kanë nevojë për zbatim të çdo pike të këtij dokumenti", tha Idrizi. Kreu i PDIU-së deklaroi se sot duhet nxjerrë 'Kali i Trojës' nga Parlamenti shqiptar, duke theksuar se rezoluta çame është kauza e të drejtës qytetare të çdo shqiptari. "Ne mund të falim, por nuk mund të harrojmë. Drejtësia, ndershmëria, paqja janë ato që ndërtojnë fqinjësinë e mirë. Ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit të Miqësisë. Ne kërkojmë që t'i japim Parlamentit shqiptar dinjitet", tha Idrizi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›