E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngët e protestës

Gazeta Shqip

KULTURA E PROTESTA/ Këngët që kanë sjellë revolucione/ Zëri i masës dhe cila është gjuha e muzikës në Shqipërinë e pas viteve 90

Në . të errët e ftohtë të kohës, zbriti engjëlli, të më mësonte lutje të re  e kur papritur më zgjidhi duart, ndër shpatulla mu shpalosën krahë që lart mbi rrugë, shtëpi, gardhe, kopshte e ullishte më ngritën në fluturim gjer ku dita humb veten duke kërkuar. Këtu foli engjëlli si ndër rozarë, ndërsa rruazat e shtyllës kurrizore më numëronte në krye të lutjeve. Më tha: Mos u tremb, por hijet e zgjatura të priftërinjve aviteshin e ëndrrën në rreth kujtese zërash kumbues ma kthyen. Rrëmbimthi fluturimit kur nisa të kthehem, veç krahë të zhveshur njeriu pashë më kishin mbetur. Kometë mu kthye engjëlli ndërsa fytyrat e vrëngëra si delet e plakës së prillit u ngurtësuan. Për krahë priftërinjtë pemë gjestesh të mbetura pezull prej të tjerash jetë kishin, me duar gjethesh e gjemba për gishta. Por zërat e rrugës e zhurma të njerëzve më zhvatën ëndrrën e ridhanë realitetin. U venit imazhi, zbehen ngjyrat, por mbeti jehona e cunguar e një engjëlli që përsëriste lutjen frymëmarrëse të kohës kur mbase përgjumur po jo ëndrrash përhumbur ishim. Në vaj shpërtheu fjala, tashmë e dërrmuar; e buzëve më mbeti kuraja e tmerruar. Ndër gjeste shtirjeje qetësie pluskuese, që veten e tret në pritje mëshire.

© Copyright 2013 CorbisCorporation © Copyright 2012 CorbisCorporation Close-up of fist, studio shot Tiananmen Square Riot Crowd Covering Eyes Little Girls Spray Painting on Wall ME/Boston-ob Protestat (1)

Për ty atdhe/ më të bukurën këngë/ me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj/ për këto male/ për këto fusha të gjalla/ i lumtur do të jetoj. Vargjet e këngës të kënduar nga Mentor Xhemali më shumë se gjysmëshekulli më parë, vijojnë të mbeten si vargje frymëzuese jo vetëm në koncerte festive, por dhe në çdo lëvizje protestuese që ka ndodhur në Shqipëri këto 20 vitet e fundit. Muzika ka qenë historikisht një element i rëndësishëm i përdorur gjatë protestave në botë. Tekste këngësh që kanë ndryshuar epoka, vargje që kanë bërë histori Qëllimi i këngëve të protestave është të provokojë dëgjuesin. Ti shokojë ata, tu prishë humorin, ti frymëzojë apo ti bëjë të zemëruar. Këngët e lindura prej protestave kërkojnë të ndryshojnë diçka, dhe të vënë në pah qëllimin përse ata qindra apo mijëra njerëz ndodhen aty në shesh ju mund të vrisni protestuesin, po ju smund të vrisnin protestën. Në vitin 2003, grupi i njohur amerikan Anti Flag krijoi këtë slogan të famshëm që mund ta shohësh, tashmë në pankarta në çdo protestë në botë, frymëzuar nga bandat Punks në fund të viteve 70-80-të. Ideja e kësaj kënge ishte se asnjëherë nuk mund të shuhet qëllimi përse njerëzit dalin në protestë, pavarësisht rreziqeve, apo çmimit që do të ketë në masë. Kënga e famshme e Anti flag shoqëroi protestat që u bënë në SHBA gjatë nisjes së luftës me Irakun, ku politika dhe shoqëria ishin të ndarë në dy kampe, në ata që e mbështesin luftën dhe ata që ishin kundër saj. Në botë, historitë e këngëve protestuese janë me mijëra Pasi muzika si elementi më i ndjeshëm është përdorur gjithnjë për të ngritur lart emocionet e protestuesve, dhe për ti bërë më të vendosur për qëllimin e tyre. Kultura e protestave është një kulturë e re, ende e paformuar në Shqipërinë e pas viteve 90-të, e cila vinte pas një sistemi komunist, ku këngët e vetme në mbledhje masash, ishin ato që i thurnin lavde ish-partisë komuniste. Atë dit qu hap haberi\ dilni se erdhi Enveri\ Çu bëre Enver djali\ eja se na mori malli\. Këto janë disa rreshta kushtuar ish-udhëheqësit komunist, Hoxha.  Por dhe pse një vend me një përvojë të re, në Shqipëri muzika në mënyrë krejt të natyrshme këto vite ka shprehur atë çfarë ndodh në realitetin tonë. Mjafton të shohësh tekstet e këngëve dhe ato janë një reflektim i lëvizjes politike, sociale, ekonomike apo kulturore të këtyre 20 viteve. Kënga e reflekton kohën dhe në një vështrim të kujdesshëm ne mund ta shohim këtë. Por a kemi ne këngë protestash? Në protestat politike, turmat frymëzohen nga tekste që lindin natyrshëm si bejte, mbi personazhet politike që kërkojnë të akuzojnë. Kemi dëgjuar këto vite këngë mbi liderët politikë të këtyre viteve në vend, si ish-kryeministrin Fatos Nano, Kryeministrin aktual, Berisha, ish-presidentin kosovar, Ibrahim Rugova, kreun e PS-së, Edi Rama, apo kreun e LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa këto janë këngë që krijohen nga simpatizantët, këngët që partitë politike kanë zgjedhur për të protestuar kanë qenë të huazuara nga hite të lëvizjeve në botë. Në 21-vjetorin e krijimit të FRESH, sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj, bëri të ditur dhe këngën që do të shoqërojë fushatën elektorale të kësaj force politike, e cila është Born free (Lindur i lirë) i Kid Rock. Lideri socialist, Rama, ka zgjedhur gjithnjë këngën për të përçuar idetë e forcës politike që përfaqëson, duke kënduar dhe vetë përkrah grupit West side family. Dhe PD ka krijuar tekste këngësh për të frymëzuar turmat e saj gjatë fushatave elektorale siç ishte dhe kënga Shqipëria po ndryshon   Muzika është ajo që i frymëzon turmat, dhe i bën ata të jenë më të guximshëm drejt qëllimit që i ka mbledhur në shesh. Zëri i protestës nuk ndihet veç në këngët që bëhen për tu interpretuar në sheshe, por dhe në ato që i dëgjojmë në skena festivalesh. Për Holta Shupon, njohëse e mirë e historisë së muzikës viti 2008 na sjell në kalimin hëna e lidhur me fjongo, që mund të merret në krah ti tregohet një përrallë, e vjetër, ku të jemi dhe ne Të vjetër, si dëmi tashmë i shkëputur prej vetes! Kështu, Ritfolk duket sikur pasqyron përveshjen e krahëve, marrjen e bojës së bardhë: të vijëzohen rrugët e trafikut të mëtejshë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›