Idrizi: Raporti ndaj Thaçit i gatuar në kuzhinën serbe

Sipas tij, raporti është pa fakte dhe i sajuar. "Me cilësinë e anëtarit të Asamblesë së Këshillit të Evropës, si Kryetar i një partie si Partia për Drejtësi dhe Unitet, që ka çështjen kombëtare në themel të saj, unë e denoncoj raportin, si raport me frymëzim politik, me qasje sensacionale, i pathemeltë, dhe antishqiptar. Zoti Marti madje është i njohur për qëndrime të tilla më parë, në cilësi të tjera. Në librin autobiografik të politikanit kosovar Bexhet Pacolli, përcillen momente nga vizita pompoze e Martit, i rrethuar me policë, bodigardë të shtetit të vet, në Kosovë”, tha ndër të tjerash Idrizi.
Ai shtoi se në këtë raport prej mitomani ka shumëçka antishqiptare dhe i gatuar në kuzhinën serbe, pa fakte dhe pa prova. "Ky raport kundër kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, luftës çlirimtare që ai drejtoi bashkë me shokët e tij, nuk është vetëm kundër tyre, por ndaj të gjithë ne. Ai është shprehje e një konspiracioni të vazhdueshëm të zotit Marti kundër shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve si komb në përgjithësi. Në fakt nuk ka qenë konspiracion vetëm i tij, por dhe i zonjës Karla Del Ponte, me të cilën, ai ka bashkëpunuar në cilësinë e prokurorit. Ky konspiracion mbështetet mbi një themel të dobët siç është shpikja e ish- hetueses së Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Karla Del Ponte, për ekzistencën e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë në Veri të Shqipërisë." tha z. idrizi.
Kreu i PDU-së shtoi se kemi të bëjmë me fakte të fabrikuara, dhe të nxjerra në pah nga një parlamentar zvicerian, që ka shkuar më tej sesa kishte shkuar edhe Karla Del Ponte që megjithëse kishte një organ të tërë hetimor në dorë, nuk arriti kurrë t'i provonte këto fakte./S.Lleshi/Start/
2010-12-16 14:05
[