Tiranë, grabitet filiali i një banke
TIRANÃ- Tjetër grabitje banke në vend. Mesditën e sotme, persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar kanë grabitur filialin e një banke në Tiranë.
Sipas të dhënave të para filiali i bankës së grabitur ndodhet në rrugën e Kavajës.
Policia njofton se grabitësit kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur, që nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.
Ende nuk ka detaje rreth asaj që ka ndodhur, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për të rënë në gjurmë të grabitësve.