Idrizi i pergjigjet Rames Sulmi jo gjuhe e Rilindjes por e politikes se vjeter
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet mblodhi gjatë mesditës së sotme në kryeqytet Këshilli Kombëtar. Në fjalën t ij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, u ndal në fushatën zgjedhore ku theksoi se forca politike që ai drejton do të garojë me lista të plota në të gjithë vendin.
“PDIU është tashmë gati për të ndezur motorët e një armate njerëzish nga Saranda në Tropojë dhe nga Korça në Durrës, që të konkurrojnë për të fituar votën e popullit”, deklaroi Idrizi.
Ndërkohë ai nuk harroi të përmendë arritje politike të PDIU gjatë 4 viteve të bashkëqeverisjes më
mazhorancën aktuale. Duke u ndalur në debatin politik të ditës, atë të Rezolutës Çame, Idrizi theksoi se sot, komuniteti çam ka një rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Sot çështja çame u shndërrua në çështjen kryesore të pazgjidhur të kombit shqiptar, por që është shtruar për zgjidhje në analet diplomatike. Sot për çështjen çame ka një rezolutë të Parlamentit shqiptar. Rezoluta ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i aktivitetit tonë tonë politik brenda një mandati. Ajo ka qenë aksioni ynë më i madh politik dhe ne sot duhet të jemi krenarë që ja dolëm në miratimin e saj”, vuri në dukje Idrizi para anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Gjithashtu, kreu i PDIU iu përgjigj edhe sulmeve të kreut të opozitës. Sipas Idrizit, kreu i PS
po përdor një gjuhë që i takon politikës së vjetër, me sulme personale e denigruese që nuk i shërben bashkëjetesës së sotme mes njerëzve dhe politikës.
“A i duket Rilindje gjuha e sulmeve të personalizuar? Më duket se jo, pse kjo është politikë e vjetër, për më shumë kur kjo gjuhë përdoret ndaj njerëzve ndaj të cilëve në shumë rrethana të rrugëtimit të përbashkët politik Rama ka përdorur fjalë vlerësimi. A i harroi zoti Rama sesi e largoi Muhedinin para 4 vjetësh, në zgjedhjet e shkuara, me vetëkënaqësinë se kishte zotin Dule në krahun e vet ? Këto lloj episodesh të kronikës politike s’kanë asnjë vlerë, as në taktikë, dhe as në strategji”, theksoi
Idrizi.
Në aktivitetin e sotëm, folën edhe presidenti i nderit të PDIU-së, Tahir Muhedini, kreu i shoqatës Çamëria, z. Ardian Tana, ish-kryetari i "Çamërisë" Servet Mehmeti, Sekretari Politik i PDIU, Adri Nurellari si dhe drejtuesja e Këshillit Kombëtar, Kozeta Mesiti.