Idrizi, kreu i PDIU, : Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të hetohet edhe për masakrën e Peshkëpisë!

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për disa çështje të tjera si masakra e Pëshkëpisë, armëmbajtje pa leje apo djegien e simboleve kombëtare.
“Për ne Fredi Beleri është një ekstremist, e duhet të hetohet për pjesëmarrjen e tij në masakrën e Peshkëpisë, që është dënuar për armëmbajtje pa leje, që është dënuar për djegie të simboleve kombëtare nga gjykatat shqiptare. I kemi bërë thirrje SPAK që Beleri të hetohet për akuza të tjera. Për këtë çështje na vijnë përfaqësues të Greqisë, të cilët nga ana tjetër shtypin të drejtat e të burgosurve në vendin fqinj. Asnjë nga këta nuk kujtohet të thotë që të hiqet ligji i luftës.” tha zoti Idrizi në një intervistë.
Sipas tij, Greqia po e përdor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës si “kalë troje” për interesat e saj në Shqipëri.
“Beleri u zgjodh me kast, që të kthehet në kalë troje për Greqinë. Edhe pse Beleri ka shumë rekorde penale, sërish Athina e përdor për të sulmuar Shqipërinë. I qajnë hallin Fredi Belerit, për një njeri që është përsëritës i veprave penale. Kur ata thonë se pushteti ka interes që të marrë prona në Himarë, duhet të përmendin emra. Politika shqiptare duhet ta thyejë heshtjen për shqiptarët e Çamërisë”, tha Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi.
/ rtsh.al /