Idrizi, kritika PS: Te hyje ne fuqi rezoluta e vitit 2004
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet dhe shoqata “Cameria” zhvilluan dje nje proteste ku kane kerkuar hyrjen ne fuqi te rezolutes se ceshtjes came, te miratuar nga parlamenti i vitit 2004. Kreu PDIU-se, Shpetim Idrizi, ka akuzuar dhe Partine Socialiste per fshehjen e rezolutes se vitit 2004. “Ju e dini, qe greket jane te famshem per Kalin e Trojes, prandaj une ju bej thirrje te gjitheve bashke, ta nxjerrim Kalin e Trojes nga Parlamenti shqiptar. Partite e medha po hyne ne gare per miratimin e projektrezolutes. Ata qe e votuan atehere dhe e fshehen per tete vjet, sot na e paraqesin ne perpara. Shqiptaret e Camerise nuk kane nevoje per konfirmim, por qe ajo rezolute, ne qofte se eshte e miratuar te hyje ne Fletoren Zyrtare dhe te marre fuqi ligjore", tha Idrizi. Ai eshte ndalur dhe ne rrugetimin e komunitetit cam per miratimin e rezolutes, duke sjelle ne vemendje se ne vitin 2004, perfaqesuesit e ketij komuniteti jane goditur nga policia para Kuvendit. "Ne jemi pas 9 vjeteve para ketij parlamenti, por jemi komplet ndryshe, sepse ne kemi ardhur sot qe ta clirojme Parlamentin e shqiptareve nga presioni i Greqise. Parlamenti shqiptar eshte nen presionin e Greqise”, tha Idrizi. Dy dite me pare, deputeti demokrat Fatos Beja i paraqiti Komisionit te Jashtem procesverbalin e votimit te rezolutes came ne vitin 2004, ku ndryshe nga sa pretendonte kreu i atehershem i Kuvendit, Servet Pellumbi, ky dokument rezultonte i miratuar me shumice votash. Kryetari i PDIU-se, Shpetim Idrizi kritikoi lojen e Partise Socialiste me rezoluten came, ndersa kerkoi futjen sa me shpejt ne fletoren zyrtare te rezolutes se vitit 2004, e cila asokohe mori voten “pro” te demokrateve. “Ajo rezolute, per te cilen ju u pergjaket sot, na del qe qenka e miratuar. Nje parti tjeter qe nuk e votoi propozoi nje projektrezolute”, tha Idrizi. Ne protesten paqesore te zhvilluar nga komuniteti cam ka qene i pranishem dhe shkrimtari dhe politikani kosovar Adem Demaci se bashku me deputeten e Parlamentit te Kosoves, Flora Brovina. Demaci u shpreh ne fjalen e tij se camet nuk duhet te heqin dore nga te drejtat e tyre dhe se kjo eshte nje ceshtje qe nuk duhet te mbetet vetem ne kuadrin e miratimit te nje rezolute nga Parlamenti. Ai sugjeroi se ceshtja came duhet te dergohet per diskutim dhe ne Parlamentin Evropian.