Ndryshimet ne KQZ, Kuvendi i shtyn te henen Rozeta Rapushi
Shtyhet per te henen vendimi per ndryshimin e anetarit te LSI-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ) pas ikjes se kesaj force politike nga koalicioni qeverises. Pas tre oresh, Kuvendi nisi seancen plenare, ku Kryetarja Jozefina Topalli, as nuk e permendi fare si ceshtje te rendit te dites ndryshimet ne KQZ. Per te arritur ne nje vendim te tille u deshen jo vetem tre ore kohe por edhe debate te gjata ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, ku kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci u ankua per proceduren per sjelljen e kerkeses. Nderkohe qe gjate pritjes per nisjen e seances plenare, palet dhane edhe mendimet e tyre per votat duke zbardhur disi skemen e votimit te henen ne Kuvend per ndryshimet ne perberjen e KQZ-se. Ish deputete te Partise Socialiste, si Asllan Dogjani, pritet te votojne pro, pasi ky i fundit i quajti ligjore ndryshimet persa kohe qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor se si perzgjidhen anetaret e komisionit. Te hapur e la voten i larguari tjeter nga PS, Gjovalin Kadeli, i cili tha se voten do ta vendose pas konsultimit me Dogjanin dhe Islamin. Vota e te treve duket se do te percaktoje edhe votimin ne Kuvend te henen. Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke folur ne lidhje me kete ceshtje, e quajti sjellje diversantesh kerkesen e Partise Demokratike per ndryshimin e anetarit ne KQZ. “Kemi nje sjellje prej diversantesh, jo prej ligjvenesish, jo prej politikanesh, jo prej njerezish te pergjegjshem, ky eshte shqetesimi. Te tjerat do te zgjidhen patjeter me 23 qershor”, - i shpreh dje Meta Ndersa kreu republikan Fatmir Mediu, tha se pretendimet kushtetuese te opozites ane absurde sepse fryma me te cilen jane ndertuar komisionet eshte fryma e balancimit. “Persa sa kohe kane rene dy palet duhet te kene perfaqesime te drejta ne raportet elektorale qe ato kane. Ne kete pikepamje une mendoj qe behet nje veprim i drejte. LSI padyshim qe ka te drejte te kete anetarin ne KQZ por duhet ta kete ne marreveshje me Partine Socialiste per shkak te koalicionit qe ka krijuar me te”, - u shpreh Mediu. Nderkohe qe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PBDNJ) qe pas hyrjes se LSI-se ne koalicion me PS, i rrezikohet anetari i saj ne KQZ, i quajti levizjet ne komisione te uleta dhe te kunderligjshme. “Eshte teresisht kunder frymes se Kushtetutes dhe legjislacionit ne fuqi. Kuvendi nuk ka ne kete rast asnje juridiksion per shkarkimin e nje anetari te KQZ-se. Persa i perket procesit te ardhshem zgjedhor eshte nje mine me sahat”, - tha Dule. Ndersa partia e cameve PDIU u shpreh pro ndryshimeve. Deputeti Dashamir Tahiri, tha se PDIU do te votoje si koalicioni qeverises.