Idrizi në “Festën e Çamërisë”: Të përçojmë kulturën përtej kufinjve

Kultura e shqiptarëve të Çamërisë duhet të përçohet gjithnjë e më shumë, sidomos tek ata të cilët nuk u lejohet të deklarojnë që janë prej kësaj krahinë.
Me këtë thirrje i`u drejtua, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, mbi 2 mijë të pranishmëve që morën pjesë në “Festën e Çamërisë”.
Kjo festë, e cila është shndërruar në traditë u mbajt në komunën Markat, të rrethit të Sarandës. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe deputetit tjetër i PDIU-së, Dashamir Tahiri.
Komuna Markat organizon çdo vit “Festën e Camërisë”, duke e kthyer atë në traditë.