E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 9 të arrestuar brenda 24 orëve

Nëntë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit nga policia e kryeqytetit për vepra të ndryshme penale. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vjedhje, kanosje dhe armëmbajtje, prodhim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe tregëtim të mallrave kondrabandë.
 

Kështu është arrestuar 24-vjeçari Bashkim Hoxha, 24 vjec, banues në Tiranë pasi ka depozituar kallzim të rremë se ishte grabitur nga dy persona të armatosur. Sipas policisë 24-vjeçari ka deklaruar se dy persona të armatosur me armë dhe me maska i kanë marrë një sasi prej 270 000 lekësh. Nga hetimet e menjëhershme të kryera nga struktukturat e hetimit të krimit të këtoj komisariati, rezultoi se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pasi shumën e parave e i ka marrë vetë, duke sqaruar më pas se paratë i ka lënë në duke luajtur në lloto sport.

Ndërkohë po nga ky komisariati dje ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasit A.Zefi, 17 vjec, banues në Mirditë, fshati Limzi, sepse me rreth orës 12.00, në Bulevaredi "Gjergj Fishta", pranë gjykatës Tiranë është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr.2 Tiranë, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me shumën prej 2700 lekë dhe një telefon celular Nokia një shtetase. Nga hetimet e kryera nga policia rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe disa vjedhjeve të tjera me këtë tendencë në periudha dhe kohë të ndryshme në Tiranë.
 

Gjithashtu është bërë ndalimi i 20-vjeçarit Viktor Alia, banues në Tiranë, sepse me dt.10.05.2012, rreth orës 15.00, në Rrugën "Spiro Çipi" Tiranë, shtetasi Viktor Beqir Alia në bashkëpunim me persona të tjerë për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke kanosur dy shtetas. Sipas policisë ky person ka qenë person në kërkim, i shpallur në kërkim policor 11.05.2012, si i dyshuar për veprat penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake kanosjes.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe 48-vjeçarin Shefqet Pllaha dhe Petrit Shuaip Tota, 40 vjec të cilët akuzohen për tregëtim të mallrave kondrabandë. Këtij shtetasi ju sekuestruan mallra qe dyshohet se janë kontrabandë, kryesisht bizhuteri floriri, në momentin e kapjes posedonte me vete një peshore elektronike që perdoret për të peshuar bizhuteri, një makinë llogaritëse, një lupë të vogël, një copë xhami të zezë, dhe një sasi e konsiderueshme floriri.
 

Sipas policisë 40 vjeçarit Tota, më momentin e arrestimit iu kap edhe një peshore elektronike, lupë zmadhuese karta me numra të vodafon, një shumë prej 136500 (njëqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë, kartmonedha të prerjeve, konkretisht kartmonedha prerje 5000 lekshe 4(katër) copë, kartmonedha prerje 1000 lekshë 79 (shtatedhjete e nëntë) copë, kartmonedha prerje 2000 lëkshe 17 (shtatëmbëdhjetë) copë, kartmonedha prerje 500 lekshe 7(shtatë) copë.
 

Gjithashtu nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar, filloi procedimi penal për shtetasin Çerçiz Haxhi Avdia, i vitl.1949, banues në Tiranë. Procedimi ndaj tij, filloj sepse dje në afërsi të sheshit Skënderbej, në vendin e quajtur "Shesh Banka" është kapur duke kryer shkëmbime valutore.
 

Në momentin e kapjes i janë gjetur me vete dhe me pas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Bono Privatizimi të prerjeve 10000 copë
- Bono Privatizimi të prerjeve 20000 copë
- Bono Privatizimi te prerejej 40000 copë
- Peshore elektronike me ngjyrë të zezë copë
- Makinë llogaritëse me ngjyrë të zezë copë
- Lupë e vogël me ngjyrë të zezë
 

Gjithashtu nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë u arrit identifikimi dhe kapja e një grupi kriminal me tendence vjedhjet e qytetarëve. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Dorian Beqir Alia, 20 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë 5 herë vjedhje, R. K, 16 vjec dhe A.Hasandocaj, 17 vjec,
 

Këto shtetas, me precendentë të mëpashëm penal, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë realizuar sëbashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëse dhe cantave në kohë e periudha të ndryshme.
Pas një hetimi të kryer në ndaj tyre dhe pas kontrollevë të ushtruara u kap në banese shtetasi në kërkim në kërkim Viktor Aliaj si dhe u bë e mundur gjetja e motorrrit me të cilin ishte kryer vjedhja e ndodhur mesditën e djeshme.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Beqir Ndue Alia, 46 vjec, pasi ky shtetas ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e policisë të Komisariati nr.4, në kryerjen e detyrës, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sopatë me të cilën ai konsumoi veprën penale.

Ndërkohë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve u ndalua shtetasi në kërkim Pëllumb Maliq Elezi, 41 vjec, banues në Tiranë. Ndalimi tij u krye në kuadër të Procedimit Penal e nisur në vitin 2009 në bashkëpunim me Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ndaj tij u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka dhënë masën e siguris "Arrest me burg" për këtë shtetas.

Ky shtetas ishte person në kërkim, pasi dyshohet se merrej me shitjen dhe tregëtimin e lëndëve narkotike të llojit "Kokainë", në zonat, pubet e ish bllokut, Rrugën "Bardhyl", si dhe të hoteleve në zonën e Kombinatit, pasi ky shtetas punonte si taksixhi në zonën e ish bllokut me mjetin e tij taksi me targë TR 165 C. Kapja e tij u bë mbrëmë në afërsi të rrugës "Abdy Frashëri".

Në cilësinë e provës materiale u sekustrua :

- 5 gramë lëndë narkotike e llojit "Kokainë",
- Një automjet i markës mercedes Benz me targë TR 165 C taksi.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiramë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mentor Muhamet Djaloshi, 23 vjec, banues Rrugën e Qelqit. Arrestimi i tij u bë sepse dje është kapur në flagrancë nga shërbimet duke vjedhur në rrugën "Kristi Maloku", një sasi kabulli të ALB Telekomit sëbashku me bashkëmoshtarin e i cili është është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›