Idrizi në Vlorë: Do ti kërkoj qeverisë të nderojë çamët

Kreu i PDU, deputeti Shpëtim Idrizi pasi falenderoi qytetarët për votëbesimin, deklaroi se do ti kërkojë qeverisë shqiptare që të vendosë një lapidar përkujtimor në Varrezat e fshatit Klogjer, ku prehen eshtrat e 2600 çamëve, viktima të persekutimit të bandave greke, si edhe të akordojë fonde për shtëpinë muze të dijetarit të Rilindjes Kombëtare, patriotit çam, Hasan Tahsini, shtëpia e të cilit në Ninat është e shkatërruar prej vitit 1997.
Idrizi premtoi se partia e tij do të mbrojë edhe interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë në mbarë Ballkanin.
" PDU do të jetë partia e interesit kombëtar, e zgjidhjes së çështjes kombëtare kudo nëpër Ballkan: Në Kosovë ku aspirata kryesore është njohja e pavarësisë, mbushja me lëndë e shtetit më të ri në Evropë.
Në Maqedoni ku aspirata kyesore është përparimi i statusit kombëtar të shqiptarëve. PDU do të jetë partia e emigrantëve kudo që janë nëpër botë- tha z. Idrizi.
m.i/NOA