Igli Tare, 3 gola në 45’

Në miqësoren e zhvilluar të enjten nga skuadra e Lacios me amatorët e Poxhio Mirteto, të cilën bardhekaltrit e fituan me rezultatin 11-2, sulmuesi shqiptar Igli Tare u aktivizua në pjesën e dytë. Edhe pse Pandev mungoi për shkak të një dëmtimi, në formacionin titullar në krah të Tomazo Rokit u aktivizua Simone Inzagi, ndërsa shtatlarti kuqezi formoi dyshen e pjesës së dytë me nigerianin Makinua. Tare shënoi tri gola në 45', po aq sa Roki, ndërsa nga dy shënuan Mauri-Inzagi dhe një Diakite. Megjithë formën e mirë të shqiptarit, në rast të mungese të maqedonasit Pandev, trajneri Delio Rosi po mendon të aktivizojë Inzagin si titullar në ndeshjen ndaj Mesinës.